Shkëmbi hedh pas humbjen: Të kënaqemi me Europa League

0
SHPËRNDAJE

shkmNuk u realizua oguri i Bledi Shkëmbit që mund të përsëriste atë fitore 3-1 që kishte arritur ndaj Dinamos së Zagrebit në kohën kur luante me Rijekën. Kapiteni i Skënderbeut, si përfundim, është detyruar të përgëzojë kroatët për kualifikimin e merituar: “Nuk ka dyshim, dy herë kemi bërë aq sa kishim mundësi përballë një skuadre që u kualifikua me meritë në Champions League. Ne na duhet të kënaqemi me Europa League. Duhet të nisim të mendojmë për atë kompeticion, me synimin që të bëjmë një paraqitje sa më pozitive. Pavarësisht kësaj humbje, bashkë me skuadrën premtoj se do të paraqitemi në formën më të mirë. Ndërsa Dinamos i uroj të shkojë sa më larg në Champions League”, ka përfunduar kapiteni korçar në përfundim të ndeshjes në “Maksimir”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.