Shkëmbi: Me Beşiktaş e kthejmë në festë

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Skënderbeut njoftoi për mediat se në seancën stërvitore të paradites së sotme kanë qenë të pranishëm edhe gazetarë të televizionit turk “Turk Cihan TV”. Ata i kanë marrë një prononcim të shkurtër kapitenit korçar Blendi Shkëmbi ku kanë qenë të interesuar për takimin e ardhshëm të klubit turk Beşiktaş ndaj Skënderbeut, takim i vlefshëm për grupet e Europa League 2015-16.

“E kemi të qartë që përballë kemi një ekip shumë të fortë si Beşiktaş por ne do bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Ne kemi treguar nivel të lartë edhe me ekipe të tjera të njohura dhe jo më kot jemi në fazën e grupeve. Mbi të gjitha, ndaj Beşiktaş do të jetë një ditë feste për të gjithë korçarët pasi ne marrim pjesë për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian dhe jemi të lumtur që këtë rrugë historike do e nisim ndaj një ekipi me emër si Beşiktaş. Nëse bëjmë lojën tonë do marrim maksimumin nga kjo ndeshje,” – ka deklaruar kapiteni i Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.