Shkëmbi për “Jutarnji List”: Luftë deri në fund me D.Zagrebin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gazeta kroate ‘Jutarnji List” publikon një shkrim ku përshkruan ecurinë pozitive të futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit duke e nisur artikullin me një intervistë të shkurtër të kapitenit të Skënderbeut, Blendi Shkëmbi, i cili ka një të shkuar si lojtar i Rijekës. “Skënderbeu mund të peshkonte një kundërshtar më të lehtë por skuadra është gati për këtë sfidë historike pasi për herë të parë një skuadër shqiptare ka mundësinë për të shkuar në grupet e Champions League. Nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Shkëmbi.

bledi“E kam ndjekur ndonjëherë në ndeshjet me ish skuadrën time të Rijekas. Kam, dëgjuar që Dinamo ka një grup lojtarësh shumë të mirë. Për shembull, kam dëgjuar për talentin Marka Pjacu por Dinamo ka në grup edhe shumë lojtarë jo kroatë, prandaj nuk kam asnjë dyshim. Presidenti jonë na kërkon përherë fitore dhe këtu nuk bën përjashtim as kjo ndeshje. E dimë se do të jetë shumë e vështirë. Dinamo është një skuadër me eksperiencë dhe mbetet favorite. Ne nuk kemi yje në grupin tonë por kemi shpirtin e skuadrës”, thotë kapiteni i kampionëve të Shqipërisë. Jutarnji List” bën një skaner të gjendjes së futbollit shqiptar teksa shkruan:

“Dinamo për Skënderbeun është një sfidë si ajo që Dinamo zhvilloi në vitin 1999 kundër Manchester United, një prej skuadrave më të mira të botës. Siç thotë edhe Gianni De Biassi, mrekullitë në futboll mund të ndodhin dhe këtë trajneri italian e ka vërtetuar me kalimin e viteve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.