Shkëmbi-Plaku dhe të ledhatuarit e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Fitorja-e-SkenderbeutNdeshja ndaj Tërbunit, por edhe të tjera më parë, treguan fytyrën e vërtetë për disa lojtarë të përkëdhelur të Skënderbeut. Padashur të sulmojmë askënd, por duket qartë se politika e klubit për të shitur lojtarë dhe privilegjimi i atyre në moshë më të re, i kanë ledhatuar disa prej kuqebardhëve.

Sigurisht nuk është vetëm një ndeshje për të dal në konkluzion, por nëse i referohemi edhe ndeshjeve të mëparshme “të paprekshmit” e Skënderbeut kanë zhgënjyer nga takimi në takim. Me aktivizimin e Shkëmbit dhe Plakut loja ndryshoj dje.

Shkëmbi në mesin e fushës me lojën e tij tregoj qartë se mbetet një lojtar elegant, truri i Skënderbeut. Pasimet, klasin e tij, se ka askush nga të ledhatuarit e Skënderbeut. Madje mund të themi se pavarësisht moshës, edhe fizikisht Shkëmbi duket më lartë se “talentet” premtues.

Ndërkohë në krahun tjetër Sebino Plaku, gjatë të gjithë kësaj kohe i eklipsuar tek Skënderbeu, tregoj se ende nuk është ai lojtari që Skënderbeu po kërkon dashje pa dashje t’i paraqesë publikut të gjërë sportiv në Shqipëri. Jo vetëm goli i rregullt apo ai i parregullt, por edhe loja e tij, jo vetëm që i dhanë të drejtë trajnerit Josa në zëvëndësim, por i treguan Xhejmsit & CO që duhet të luftoj më shumë për një vend titullari dhe jo të ndihen të ledhatuar dhe komod duke mos e pasur frikën e zëvënësimit, sepse edhe vetë Xhejms & CO e ka nuhatur politikën e klubit dhe janë duke fjetur gjumë mbi dafina.

Eksperienca e lojtarëve si Shkëmbi dhe Plaku nevojiten në cdo moment për një skuadër që po rivalizon për titullin kampion. Ne nuk jemi profetë të futbollit, por thjesht po shprehim mendimet tona. Do të ishim shumë dakord nëse skuadra e Skënderbeut do të ishte në mesin e artë të tabelës ku as rrezikonte për të rënë nga kategoria, as nuk kishte mundësi të kapte kupat e europës. Në këtë pozitë Skënderbeu mund të ndiqte i lirë politikën e tij për aktivizimin apo përkëdheljen e lojtarëve të ndryshëm.

Gjithsesi, ata e dinë më mirë, por sigurisht koha për eksperimente mbaroj, sepse Partizani vjen pas shpine dhe mund edhe të parakaloj kuqebardhët, por si fillim duhet të kaloj pengesën e shkodranëve sot në “Qemal Stafa” për të shkuar në minus 2 nga kampionët në fuqi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.