Shkëmbi: Premio 500 mijë euro? Vetëm në Korçë bëhet realitet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“E ndiej veten kapiten të skuadrës që është një hap larg historisë. Kjo ishte dhe është akoma ëndrra ime. Siç është ëndrra e gjithë ekipit, gjithë klubit, gjithë qytetit të Korçës. Shpresojmë t’ia arrijmë. Kemi edhe një ndeshje dhe kurrësesi nuk duhet të biem në gjumë”. Me këtë deklaratë, Bledi Shkëmbi del paksa nga vetëpërmbajtja dhe guxon të shprehë besimin që ka se 90 minutat e pas një jave me Milsamin, nuk do të cenojnë atë rrugë të nisur nga ana e kampionëve të Shqipërisë, drejt avancimit në Champions League.

Analiza
Duke folur për ndeshjen në Moldavi, kapiteni ka analizuar: “Loja filloi në mënyrë të kujdesshme, pior në fakt starti duhet të ishte ashtu, pasi një gol i pësuar do të ishte problem, pasi do të rifillonim ndeshjen në disavantazh, gjë që nuk është e lehtë. Me kalimin e minutave, e gjtiha skuadra nisi të funksionojë shumë mirë. Jo më kot, në pjesën e dytë arritëm të dilnim në lojën tonë më të mirë, duke shënuar edhe gol”.

Penalltia
Ndërkohë që ka sqaruar edhe arsyen përse nuk e gjuajti ai penalltinë, por Salhini: “Unë jam mësuar të jap asiste. Edhe këtë punë e penalltisë, po e quaj të tillë. Mendoj se Salihi e meritonte sot e ndoshta edhe gjithmonë të ekzekutojë penallti. Personalisht nuk kam asnjë lloj problemi. Ma kërkoi për ta gjuajtur. Unë isha shumë i gatshëm dhe me kënaqësi ia lashë ta godasë
11220064_871522892937514_888517613139639620_n

Kthimi
Po përse duihet që të vijnë njerëzit në “Elbasan Arena” të martën në mbrëmje, për ndeshjen e kthimit? “Patjetër të gjithë korçarët do të jenë, kjo nuk diskutohet. Por jam i bindur se do të ketë tifozë edhe nga qytetet e tjera, si Tirana, apo Elbasani. Pavarësisht atyre konflikteve në kampionatin shqiptar, mendoj se të gjithë tifozët në këto ndeshje ndërkombëtare janë të gjtihë bashkë. Prandaj as që diskutohet që në Elbasan do të jetë një festë dhe ndeshje shumë e bukur”, është përgjigjur Shkëmbi.

Grupet e premio
Kurse pyetjes nëse janë përgatitur më shumë për grupet e Champions, apo do të mjaftonin edhe ato të Europa League, ai ia ka kthyer: “Në radhë të parë kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Personalisht mendoj se me çdo lloj ekipi që të na bjerë, ëndrra të vijë duke u shtuar. ‘Oreksi vjen duke ngrënë’, thotë fjala e urtë. Kushdo qoftë kundërshtari që do të na bie, jemi të gatshëm të luajmë. Ne do ta provojmë, pa dyshim. Por të paktën duhet të bëjmë të sigurtë që të jemi në grupet e Europa League”. Mos është pak si shumë premio prej 500 mijë eurosh, shifër e padëgjuar në futbollin shqiptar? “Nuk kishim dëgjuar as 5 kampionate rradhazi. S’kishim dëgjuar edhe shumë gjëra të tjera, Por ja që në Korçë ndodhin këto”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.