Shkëmbi: Të krijojmë përvojë në Europë

0
SHPËRNDAJE

Shkembi-me-trofeun-e-titullitLojtarët e Skënderbeut po luajnë një turne prestigjioz për herë të parë si Europa League. Mbrëmjen e së enjtes do të përballen me Lokomotivën në Moskë dhe sipas Bledi Shkëmbit të tilla ndeshje shërbejnë për të krijuar përvojë.

“Ne jemi të lumtur që jemi në këtë pikë të turneut, në fazën e grupeve të Europa League. Do të luajmë ndaj Lokomotivës, një kundërshtar i fortë, pasi e kemi ndjekur në sfidën e fundit. Lokomotiva luan mirë nga krahët dhe ka një sulm agresiv. Ne i mirëpresim këto takime, pasi ndikojnë në rritjen e nivelit të lojtarëve tanë në mënyrë individuale dhe grupit në tërësi. Ne do të përpiqemi të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm” – tha kapiteni i korçarëve në konferencën e zhvilluar në Moskë.

Bledi Shkëmbi ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kupave Europës duke shënuar edhe 1 gol në sfidën e Champions League me Dinamon e Zagrebit.

 

burimi: www.kfskenderbeu.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.