Shkëmbim Mario Gomez – Balotelli ?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Balotelli

Mario Balotelli ka kohë që nuk bën pjesë në planet e Liverpool, por mosthirrja e tij në turneun amerikan që anglezët do të zhvillojnë duket se ka bërë që raportet të krisen përfundimisht. Ky veprim i Liverpool ka hapur dyert e merkatos për Super Marion duke qenë se Fiorentina duket shumë e interesuar për lojtarin. Sipas Premium Sport, Fiorentina ka nisur një tratativë për një shkëmbim huazimesh midis Mario Balotellit dhe Mario Gomez.

Edhe pse tratativa sapo ka nisur, në Firenze janë optimistë se do përfundojë mirë. Pengesat në këtë rast janë dy : Gomez kërkon të luajë shanset e tij te Fiorentina dhe do largohej vetëm nëqoftëse i bëhet një kërkesë e qartë nga klubi. E dyta dhe më e rëndësishmja është paga vjetore e Balotellit, e cila konsiderohet shumë e lartë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.