Shkëmbimi Xhejms-Fejzullahi, reagon Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Arbnor Fejzullahu dhe Olsi RanxhiReagimi Skenderbeut:

Klub Futboll Skënderbeu, duke marrë shkas nga lajmet e publikuar së fundmi, por jo për herë të parë në mënyrë jo-profesionale, bën të ditur që në kampin bardhekuq nuk ka asnjë çështje “Fejzullahi”.
Nisi me spekullime që në Austri me lajme aspak të pavërteta e duke vazhduar dhe sot me fantazi të shfrenuar. Fejzullahi është një lojtari respektuar si gjithë futbollistët e tjerë nga klubit unë, po nuk bën pjesë në planet tona, për më tepër në lidhje me shkëmbim futbollist me futbollist. Është totalisht jashtë llogjikës shkëmbimi i një sulmuesi me një mbrojtës. E ritheksojmë që askush nga lojtarët e përmendur gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale dhe në media nuk janë në planet tona. Të gjitha afrimet dhe zyrtarizimet do të bëhen si gjithmonë publikë nga klubi ynë, ashtu siç janë publikuar të gjitha zhvillimet dhe lajmet e mërpashme!

Bëjmë thirrje që media të tregohet më tepër profesioniste dhe e matuar me lajmet që publikon për Skënderbeun dhe jo vetëm pasi nuk është etike që një futbollist ta dërgojnë me patjetër në një skuadër. Nuk është media ajo që e zhvillon merkaton, por vetë klubi ynë!

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.