Shkëndija barazon me Vardarin, ka dhunë në stadium

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageShqiptaria/ Vardari i Shkupit dhe Shkëndija e Tetovës barazuan ditën e sotme mes tyre me rezultatin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Javën e 27 të Ligës maqedonase. Në këtë takim nuk munguan as koret raciste ndaj shqiptarëve. Goli i barazimit për Shkëndijën nga Armend Alimi në minutën e 38′ të pjesës së parë ndezi situatën në fushë dhe jashtë saj. Sipas një njoftimi të shkurtër të publikuar në faqen e ‘KF Shkëndija’ në rrjetin social ‘Facebook’, thuhet se tifozët vendas sulmuan fizikisht përfaqësuesit e klubit duke mos kursyer edhe tribunën “VIP”:imageGoli i barazimit nga Armend Alimi në minutën e 39-të ka egërsuar tifozët e Vardarit, të cilët nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar fizikisht kryesinë e Shkëndijës që gjendej në një zonë ‘VIP’ të improvizuar në tribunën jugore ku edhe gjendet grupi i tifozëve ‘Komitët’. Në sulmin fizik disa anëtarë të kryesisë janë goditur dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa janë detyruar të lëshojnë tribunën nën përcjellje të forcave të shtuara të sigurisë”,-thuhet në njoftimin e klubit të Shkëndijës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.