Shkëndija i shpëton humbjes në fund (video)

0
SHPËRNDAJE

shekndShkëndija ka arritur të shmangë me zemër humbjen në ndeshjen e parë të turit eliminator të Europa League ndaj Aberdenit. Skuadra skoceze, gjithsesi është më e favorizuara për kualifikim, pasi siguroi një barazim të artë në stadiumin e Shkëndisë, që dominoi tërë takimin .
Përkundër faktit që u shfaq superiore ndaj kundërshtarit, skuadra shqiptare e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, vetëm 6 minuta para përfundimit të takimit gjeti ekuilibrin e rezultatit me golin e realizuar nga Kirovski. Ai u bë shpëtimtar, vetëm dhjetë sekonda pasi hyri në fushë si zëvendësues. Ndërkohë që Golin për Aberdeenin e realizoi McGinn në minutën e 79-të. Pas pësimit të golit, Shkëndija u hodh në aksion dhe pas barazimit kërkonte edhe fitoren, por në fund skuadra skoceze u mbrojt mirë nga sulmet. Tashmë do të jetë ndeshja e kthimit në Aberden që do të vendosë përfundimisht mbi kualifikimin.

Skeda

Shkendija – Aberden 1-1

Shënues: Kirovski 85’/Quinn 79′
Shkëndija: Jovanovski, Dzelil (84′ Kirovski), Cuculi, Allimi, Polozani, Demiri, Todorovski, Stenio Junior (46′ Ibraimi), Vrucina, Victor Juffo (80′ Bejtulai), Hasani.

Aberdeen: Ward, Logan, Taylor, Reynolds, Considine, Flood, Jack, Shinnie, Hayes, McGinn, Rooney.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.