Shkëndija, dy miqësore luksi në Antalia

0
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës ka nisur përgatitjet për këtë vit të ri duke prezantuar edhe tre futbollistë të rinj që i shtohen grupit për 2018. Trajneri Qatip Osmani ka grumbulluar skuadrën ku janë bashkuar dhe mbrojtësi Mevlan Adili, portieri Seladin Mustafi dhe mesfushori Sabit Bilali që angazhohen në këtë 2018 me kuqezinjtë.

Mbrojtësi 23-vjeçar Mevlan Adili vjen pas eksperiencës me FT UTA të Rumanisë, pasi ka hedhur firmën për një vit e gjysmë, për të bëhet fjalë për një rikthim duke qenë se ka qenë më parë pjesë e Shkëndijës në vitin 2017. Portieri 24 vjecar Seladin Mustafi e njeh mirë kampionatin maqedonas ku ka luajtur me Renovën ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar me Teteksin. për sa i përket 20 vjecarit Sabit Bilalli bëhet fjalë për një mesfushor të ri talentuar me tipare sulmuese që ka qenë më parë edhe pjesë e ekipeve zinxhir të Dinamos së Zagrebit.

Pas grumbullimit të  parë me futbollistët trajneri Qatip Osmani konfirmoi për kanalin zyrtar të klubit se Shkëndija mund të ndërhyjë në merkato vetëm në rast të ndonjë okazioni për futbollistë që bëjnë diferencën.

 

Pas kryerjes së testeve mjekësore të futbollistëve nga data 9-16 janar Shkëndija do ti drejtohet Ohrit për një minifazë përgatitore ku do të luajë dhe dy takime miqësore, ndërsa përgatitjet finale për rinisjen e sezonit do të zhvillohen në Antalia ku skuadra do të shkojë në 20 janar dhe ku do të luajë edhe 4 takime miqësore, me zviceranët e Zurich, Olimpik Donjeck të Ukrainës, Dinamon e Zagrebit dhe Kabala të Azarbajxhanit. Gjithcka me një synim të vetëm, arritjen e titullit kampion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU