Shkëndija e Duros dhe Partizani i Starovës, miqësore në Prishtinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

partizShkëndija e Duros dhe Partizani i Starovës pritet që shumë shpejt të jenë mysafirë në Kosovë, për të luajtur miqësore me skuadrën vendëse të Prishtinës. Sipas asaj që bën me dije shtypi kosovar, drejtuesit e Prishtinës janë në finalizim e sipër të marrëveshjes me dy klubet shqiptare për të zhvilluar ndeshje miqësore. Ky lajm ka dalë nga goja e vetë kreut të klubit Remzi Ejupi. “Një marrëveshje në parim është arritur që Prishtina të ketë dy ndeshje miqësore gjatë verës kundër Shkëndijes dhe Partizanit. Gjithçka do të caktohet pasi t’i përfundojnë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Evropës, ka thënë Ejupi.

Pra për momentin nuk ka data të caktuara, pasi pritet përfundimi i sfidave kualifikuese për të dyja klubet në arenën ndërkombëtare. Por ajo që bie në sy është fakti se bëhet fjalë për dy ekipe, trajnerët e të cilëve janë në një luftë të hapur mediatike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.