Shkëndija e Tetovës – HJK e Helsinkit / Osmani: Luajmë për fitore

0
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës është gati për përballjen me finlandezët e HJK Helsinkit, në përballjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League, takim që do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Strumica këtë të enjte në orën 18.00 në Supersport. Pasi eleminuan me rezultatin e përgjithshëm 7-0 Dacian e Kishinjevit, kuqezinjtë e Tetovës janë gati për të kaluar edhe pengesën e rradhës për një rrugëtim të gjatë në Europë. Natyrshëm që Helsinki përbën një kundërshtar të nivelit më të lartë se moldavët, por kjo nuk i tremb aspak trajnerin dhe futbollistët e Shkëndijës, sic mund të kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit Qatip Osmani në konferencën e zakonshme për shtyp para takimit.

“Pas kualifikimit në këtë raund të garave të Europa League ne e shfrytëzuam këtë periudhë për tu përgatitur për ti përmirësuar gabimet që patëm kundër Daçias, edhe pse ishin të pakta, por sërish kishte gabime. Në këtë raund na pret skuadra e Helsinkit e cila realisht është ekip më kualitative se Daçia ashtu që ne maksimalisht seriozisht e presim këtë ndeshje dhe nesër do të dalim për të nxjerë rrezultat pozitiv”, deklaroi shefi i stafit teknik, Qatip Osmani.

Përkrah trajnerit në konferencën për shtyp ishte edhe kapiteni Ferhan Hasani, idhull i tifozerisë tetovare, me “Buba-n” që u shfaq mjaft optimist duke qenë i bindur se nëse Shkëndija shfaq vlerat e saj atëherë fitorja është mëse e mundshme.

 “Kemi para kundërshtar të fortë. Pas ndeshjeve që treguam në raundin e parë kundër Daçias edhe pse kishim rezultat të mirë, kjo nuk do të thotë se do ta kemi të lehtë në raundin e dytë, pasi kemi përballë kundërshtar të fortë. Mirëpo nëse përsërisim paraqitjet si në raundin e parë, me maksimumin e të gjithëve mendoj do të arrijmë rezultat pozitiv”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.