Shkëndija fiton derbin e Iliridës

0
SHPËRNDAJE

Link 

Shkëndija – Shkupi

http://livestream.com/accounts/6436746/events/5019091

Shkëndija:Zahov, Bejtullai, Jusufoviç, Cuculi,Merajiç, Demir, Vujçiç, Totre, Todorovski, Ibrahimi, Radeski.

FK Shkupi: Bajrami. Ademi, Adili, Akgun, M. Bajrami, Asani, Iseni, Lazarevski, Petkovski, Nuhiu, Osmani.

shkendija

Është mbyllur me fitoren e kuqezinjve të Tetovës derbi shqiptar në Maqedoni. Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën i japin këtë fitore skuadrës së Shkëndijes ndaj Shkupit.

Por edhe pas kësaj fitoreje sërish distanca me vendin e parë mbetet sërish pesë pikë sepse edhe Vardar ia doli të fitoj.

Ndërsa Shkupi ruan vendin e tretë edhe pas humbjes por tashmë me pikë të barabarta me Sileksin dhe një më tepër se Rabotnicki.

 

Shkëndija e nis në sulm ndeshjen dhe shumë shpejt vjen edhe goli në minutën e 7’ të shënuar nga Ibraimi me kokë nga brenda zone pas një goditje standarte.

Edhe pas këtij goli sërish janë vendasit që kanë sulmuar më shumë, por pa gjetur një tjetër gol ndërkohë vetëm në fund Shkupi krijon mundësitë e para të sfidës.

Edhe pjesa e dytë ka vazhduar me të njëjtin ritëm dhe Shkëndija ka shënuar edhe herë të tjera. Është dyshja maqedonase e Shkëndijes. Radeski dhe Todoroski që e dërgojnë sfidën në rezultatin 3-0.

Ndërsa golin e e flamurit për shkupjanët e shënon Bajrami.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.