Shkëndija fiton derbin ndaj Renovës, dhe merr fitoren e katërt rradhazi

0
SHPËRNDAJE

Shkëndija – Renova 3-1

Shënues: Alimi 5′, Hasani 43′(p), Junior 72’/ Emini 54′
image
Shkëndija e Tetovës ka marrë fitoren e katërt rradhazi, dhe këtë gjë e ka bërë në një mënyrë të shkëlqyer teksa ka mposhtu rivalët e Renovës. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve që për hir të së vërtetës u dominua nga Shkëndija. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 dhe autorë të golave ishin Alimi në minutën e 5′-të dhe kapiteni Ferhan Hasani që shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 43′-të.

imageMe avantash të dyfishtë do të mbyllej kjo pjesë e parë, teksa në fraksionin e dytë të lojës është Emini që shkurton diferencën në minutën e 54′ per Renovën, por për të mbyllur takimin ka menduar braziliani Junior me golin e tij në minutën e 72′. Me këtë fitore, ekipi i Shkëndijës nuk lejon Vardarin kryesues që t’i shkëputet dhe qëndron në vendin e dytë me 15 pikë, vetëm 1 pikë më pak se ekipi i Vardarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.