Shkëndija, gati për finalen e Kupës

0
SHPËRNDAJE

15052016-pre_CupFinal-10Skuadra kuqezi me optimizëm pret finalen e Kupës së Maqedonisë të hënën me Rabotni-çkin, ku kërkohet fitore dhe trofeu i kësaj gare. Ekipi, të dielën në mbrëmje ushtroi në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, duke bërë përgatitjen e fundit para sfidës. Shkëndija do luajë finalen e tretë, ndërsa kërkon triumfin e parë në këtë garë. Rabotniçki-Shkëndija luhet të hënë në Shkup në orën 20:00.

Optimizëm, atmosferë pozitive, por edhe maksimalisht profesionale mbizotëron në taborin e Shkëndijës, që duket e mobilizuar në nivel të lartë para finales së Kupës së Maqedonisë. Ekipi kryen përgatitjet përfundimtare para duelit të vlefshëm trofe, ndërsa futbollistët me optimizëm presin sfidën e rëndësishme që ekipit mund t’i sjellë trofeun e parë në Kupën e Maqedonisë.

Disfatat në vitin 2006 nga Makedonija Gj.P. dhe në vitin 2013 me Teteksin i takojnë të kaluarës, pasi ndërkohë Shkëndija vitin 2011 ka fituar kampionatin dhe Super Kupën, ndërsa tani gjithë vëmendja drejtohet nga Kupa që duhet të kompletojë vitrinat ‘kuqezi’. /kfshkendija.com

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.