Duro: Aberden mbetet favorit (Video)

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës ka “shkelur” mbrëmjen e të mërkurë barin e stadiumit “Pittodrie”, teksa ka zhvilluar seancën fundit stërvitore përpara ndeshjes me Aberden, të vlefshme për eliminatoret e Europa League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Duro është njohur më nga afër me kushtet që do të përballen sot në Skoci.

imageEkipi tetovar duket në një gjëndje mjaft të mirë, dhe është i gatshëm për këtë sfidë mjaft delikate. Të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për këtë përballje, teksa Shkëndija do të futet në fushën e lojës vetëm për të arritur kualifikimin.

imageNë ndeshjen e sotme pritet që stadiumi të jetë thuajse i mbushur, pasi nga 17.000 vënde që është kapaciteti i impiantit, deri në mëngjesin e së enjtes janë shitur 12.000 bileta. Kjo tregon qartë interesimin e madh që ka tifozëria vëndase, por pritet që të ketë edhe tifozë nga Ballistët të pranishëm në stadium.

imageEdhe trajneri Shpëtim Duro ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme përballë Aberden: “Jemi të vetëdijshëm që rivalët tanë janë më favoritë, pasi janë dukshëm një ekip më superior se ne, dhe kjo jo vetëm për shkak të golit të shënuar në fushën tonë, por edhe nga rezultatet e kaluara. Ne duhet të japim më të mirën e mundshme, dhe të mundohemi të mbulojmë hapësirat në fushën e lojës. E persëris që Aberden mbetet favorit, por një kualifikim nga ana jonë do të ishte historik për këtë klub.”- u shpreh trajneri Duro

S'KA KOMENTE

Comments are closed.