Shkëndija humbet në fund

0
SHPËRNDAJE

KAA Gent trekt met kleine voorsprong naar MacedoniëNjë gol i minutave të fundit ka bërë që Shkëndija të humbasë në ndeshjen e radhës në turin play-off të Europa League. Shkëndija, si gjithmonë zhvilloi një paraqitje dinjitoze, ku shënoi që në minutën e 9-të, me anë të Ibraimit.

Por, në fundin e pjesës së parë është Matton që barazon gjithçka dhe pjesa e parë mbyllet në baraspeshë. Pjesa e dytë do jetë edhe më voluminante, me raste nga të dyja ekipet.

Trajneri i Gent, Vanhaezebrouck, aktivizon dy sulmuesë si Simon dhe Perbet, të cilët mënjeherë sapo futën krijojnë rrezik në portën e Zahov. Kur të gjithë prisnin, vërshëllimën e fundit nga gjyqtari Boiko, vjen edhe goli për belgët e Gent.

Kulibali shënon në minutat e fundit dhe ndeshja përfundon këtu. Takimi tjetër zhvillohet me 25 gusht në stadiumin “Ekolog Arena”. /minuta90.com/

Gent-Shkëndija 2-1

Golat: Matton 45’+2, Coulibaly 90’+2/ Ibraimi 9’

Gent: Rinne, Mitroviç, Gershon (Perbet 85’), Nielsen, Neto, Kums, Foket, Matton (Simon 73’), Saief, Kujoviç (Miliçeviç 64’), Coulibaly (në dispozicion: Thoelen, Horemans, Schoofs, Ndongala) Tr: Hein Vanhaezebrouck

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bejtullaj, Cuculi, Demiri, Vujçiç, Pollozhani, Alimi (Taipi 82’), Junior, Hasani, Ibraimi (Imeri 90’+2) (në dispozicion: Jovanovski, Murati, Totre, Bojku, Juffo) Tr: Bruno Akrapoviç

Gjyqtarë: Serhiy Boiko, Semen Shlonchak, Igor Alokhin, Oleksandr Derdo

Kartonë të verdhë: Vujçiç 44’, Coulibaly 45’, Kums 57’, Mitroviç 90’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.