Shkëndija i thotë lamtumirë titullit, thirrje anti shqiptare në Shkup

0
SHPËRNDAJE

imageNuk ka shpëtuar pas incidente një ndeshje tjetër mes ekipeve shqiptare dhe maqedonase në vendin fqinj. Stadiumi i “Filipi II” në Shkup është kthyer sërish në një skenë me thirrje antishqiptare nga ana e tifozëve të Vardarit, të cilët vetëm një javë më parë, gjatë takimit Vardar i Shkupit-Shkëndija e Tetovës sulmuan drejtuesit e skuadrës së shqiptarëve. Fansat e Vardarit në asnjë moment nuk pushuan së thirruri “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”. Pavarësisht paralajmërimeve që tifozët vendas morën nga arbitri i ndeshjes, i cili nuk e zbatoi rregulloren që në këto raste parashikon ndërprerjen e ndeshjes dhe boshatisjen e tribunave nga vijnë koret raciste.

imagePërsa i përket ndeshjes, Shkëndija mori një goditje të rëndë në garën për titullin kampion, pasi u mposht 1-0 nga Vardari në sfidën më të rëndësishme të sezonit. Në fakt, Jasir Asani, në momentin e shënimit ishte në pozicion jashtë loje, por anësori edhe pse ishte pozicionuar në mënyrë perfekte, nuk e ngriti flamurin për anulimin e golit. Me këtë fitore Vardari shkëputet 5 pikë nga Shkëndija e Tetovës, teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.