Shkëndija kryen stërvitjen e fundit para Aberdenit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageEkipi i Shkëndijës ka zhvilluar të martën seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Skoci. Ekipi ka qënë në një gjëndje mjaft të mirë, ndërkohë që me të është bashkuar edhe afrimi më i ri, Marjan Radeski, i cili të hënën nënshkroi një kontratë 4 vjeçare me kuqezinjtë. Të pranishëm kanë qënë edhe mjaft tifozë, që kanë ndjekur seancën stërvitore, dhe në një farë mënyre duke i uruar fat lojtarëve për ndeshjen e kthimit.
image
Stafi teknik me në krye trajnerin Shpëtim Duro e ka bazuar këtë seancë të fundit stërvitore në përgatitjen fizike, por jo vetëm. Gjithashtu stafi teknik e ka përgatitur skuadrën që të jetë e vendosur sa më mirë në fushë, dhe gjithashtu të mos rrijë në pozicione mbrojtëse. Gjithashtu nga stafi teknik kërkohet që te shfrytëzohen edhe kapacitetet sulmuese të ekipit në këtë përballje. Shkëndija do të udhëtojë të mërkurën drejt Skocisë me çarter.

Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me barazim 1:1, ndërsa Shkëndija edhe pse e vetëdijshme se do të jetë e vështirë, të enjten në takimin e kthimit në Aberdenit do të kërkojë të bëjë befasi. Ndeshja e kthimit luhet nga ora 20:45 me orën tonë lokale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.