Shkëndija kundër Milanit, Skënderbeu për hakmarrje ndaj Dinamos së Zagrebit

0
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, është hedhur shorti i fazës “Play-OFF” në Europa League. Dy skuadrat shqiptare të mbetura ende në garë, Skënderbeu dhe Shkëndija, mësuan rivalët e tyre në hapin e fundit para kualifikimit në grupe.

Goglat i dhanë mundësinë Skënderbeut të hakmerret ndaj Dinamos së Zagrebit, përballë së cilës u mposht para dy sezonesh në fazën “Play-OFF” të Champions League. Kroatët nuk janë më ai ekip i frikshëm, teksa njësoj si Skënderbeu, në sezonin e shkuar humbën titullin kampion pas shumë sezonesh radhazi që e kishin pronë të tyren. Ndeshjen e parë korçarët do ta luajnë në transfertë.

Shorti ka qenë “ëngjëll dhe djall” për Shkëndijën. Kuqezinjtë do të ndeshen kundër gjigantëve italianë të Milanit. Shanset për kualifikim padyshim që janë thuajse të papërfillshme për të besuarit e trajnerit Qatip Osmani përballë milionave të kinezëve të Milanit, por reklama që do t’u bëhet nga kjo përballje është shumë e madhe, ndoshta edhe më e madhe se në rast kualifikimi në grupe. Mbetet për t’u përcaktuar se ku do të luhet ndeshja e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.