Shkëndija mbërrin në Skoci. Gjithçka gati për ndeshjen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageEkipi i Shkëndijës se Tetovës ka bërë gjithçka gati për ndeshjen që do të luajë nesër përballë Aberden në kuadër të eliminatoreve të Europa League. Ekipi kuqezi ka udhëtuar qysh ditën e sotme në Skoci, ku menjëherë pas mbërritjes është akomoduar në hotelin “Urban Village Resort”.
image
Pasi lojtarët të çlodhen për disa orë, trajneri Duro ka planifikuar që stërvitjen e fundit përpara ndeshjes ekipi t’a kryejë në orën 20:00. Për t’a bërë sa më të bukur këtë transfertë të vështirë, dhe për t’i dhënë kurajo lojtarëve të Shkëndijës kanë menduar tifozët më besnikë të skuadrës, Ballistët. Ata pritet të jenë të shumtë në numër në “Pittodrie Stadium” për të ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.