Shkëndija mposht Vardarin dhe kalon në finale

0
SHPËRNDAJE


Maqedoni / Pasi titulli kampion duke një utopi tashmë për Shkëndijën, ekipi tetovar bën një hap të madh për të fituar Kupën e Maqedonisë. Kuqezinjtë e Tetovës kanë arritur të kalojnë në finalen e këtij turneu teksa ditën e sotme kanë eleminuar rivalët e mëdhenj të Vardarit në një ndeshje super të tensionuar.

Pavarësisht se ndeshja e kthimit gjysmëfinale përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Vardarit, Shkëndija kualifikohet për në finalen e Kupës pas fitores së bujshme të arritur në Shkup me rezultatin 1-3 duke bërë që rezultati përfundimtar të jetë 2-3 në favor të skuadrës që drejtohet nga Tomas Bërdariç.

Ndërkohë, të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë pasi në minutën e 33’-të arbitri ndëshkoi me karton të kuq të dy kapitenët e ekipeve, respektivisht Ferhan Hasanin për Shkëndijën dhe Boban Grnçarovin për Vardarin, gjë e cila ndikoi shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Takimi gjitashtu u ndërpre për afro 25 minuta për shkak se disa tifozë u futën në fushën e lojës teksa situata ishte vërtetë e tensionuar si te lojtarët, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Megjithatë, me ndërhyrjen e forcave të sigurisë çdo gjë i’u rikthye normalitetit.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 për Vardarin por në fund ishte Shkëndija ajo që festoi duke siguruar kalimin për në finalen e turneut dhe duke kompletuar një hakmarrje ndaj kundërshtarëve teksa në finale do të përballen me ekipin e Sileksit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU