Shkëndija tregon “dhëmbët”, Shkupi fiton në transfertë

0
SHPËRNDAJE

image
Shqiptaria/ Shkëndija dhe Shkupi kanë shënuar fitore si mysafire në javën e tretë të kampionatit të Maqedonisë në futboll, e cila është zhvilluar të dielën pasdite, raporton gazea “Lajm”

Tetovarët lehtësishtë kaluan në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjën Masxhari të Shkupit duke mundur Metalurgun me rezultat 0-3, kurse Shkupi arriti të rrëmbej tre pikët në përballjen e nxehtë ndaj Bregallnicës në Shtip.

Kuqezinjtë për vetëm 9 minuta lojë e zhgjidhën problemin e pikëve, pasi Besart Ibraimi dhe Besir Demiri në minutën e 5-të respektivisht të 9-të shënuan golat për të siguruar fitoren, ndërsa dhjetë minuta para fundit të takimit Junior vulosi fitoren e Shkëndijës.
image
Në Shtip, Shkupi pas dy barazimeve arriti te fitorja e parë në kampionat, duke mundur Bregallnicën 1-2 me golat e Adilit në minutën e 4-të dhe të Ardian Nuhiut në të 75-ën, Tomev në minutën e 35-të shënoi për vendasit.

Vardari deklasoi Mlladost CD me rezultat 6-0, ndërsa H.Turnovo dhe Silesk ndanë piëkt duke luajtur pa gola 0-0. Dueli Renova-Rabotnicki është shtyrë për më vonë, për shkak të pjesëmarjes së këtyre të fundit në raundin e play-off për plasman në Ligën e Europës.

Rezultatet:

Metalurg-Shkëndija 0-3
Bregallnica-Shkupi 1-2
Vardar-Mlladost CD 6-0
H.Turnovo-Sileks 0-0
Renova-Rabotnicki (e shtyrë)

Renditja: Vardar 7, Sileks 7, Shkëndija 6, Shkupi 5, H.Turnovo 4, Rabotnicki (-1), Bregallnica 3, Mlladost CD 3, Metalurg 1, Renova 0 (-1) pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.