Shkëndija tregon forcën, fiton bindshëm në transfertë

0
SHPËRNDAJE

Shqiptaria/ Shkëndija e Tetovës vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionatin maqedonas. Ekipi shqiptar ka mposhtur bindshëm me rezultatin 0-3 ekipin e Turnovos brënda në fushën e këtyre të fundit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka dominuar krejt takimin, i inspiruar nga një lojtar si Ferhan Hasani që realizoi një dopietë. Ndeshja nis menjëherë me gol për kuqezinjtë e Tetovës që shënojnë me anë të kapitenit Hasani qysh në minutën e 12′-të. Goli i jep besim lojtarëve të Duros, që në fundin e pjesës së parë shënojnë edhe golin e dytë me anë të Todorovskit.
image
Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm. Shkëndija kërkon edhe golin e tretë, dhe arrin t’a gjejë mjaft shpejt. Është sërisht Ferhan Hasani që realizon golin e tij të dytë në këtë sfidë dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 55′ duke i dërguar shifrat në 0-3. Ky rezultat vulos praktikisht takimin, teksa Shkëndija e Tetovës tregon edhe njëherë se ata mbeten pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në kampionatin maqedonas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.