Shkëputet Ferronikeli, fitojnë Drita e Drenica (video)

0
SHPËRNDAJE

Ferronikeli ka shënuar fitoren e parë të fazës së dytë, duke mundur Llapin me rezultat 1:0 para tifozëve të vet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kësisoj, kampionët në fuqi janë shkëputur në kreun e renditjes, me 35 pikë, duke e lënë Llapin me katër pikë prapa.

Golin e fitores për Ferronikelin e shënoi Përparim Livoreka, në minutën e 16-të. Fitore me rezultat 1:0 në shtëpi ka shënuar edhe Drita, që e ka mposhtur Prishtinën. Golin e tri pikëve tejet të rëndësishme për gjilanasit e ka shënuar Xhevdet Shabani në minutën e 87-të.

Drita zë vendin e nëntë më 24 pikë, kurse Prishtina mbetet në zonën e rrezikshme, në vendin e 10-të më 18 pikë. Tre pikë para tifozëve të vet i ka arkëtuar edhe Drenica, që mundi Vushtrrinë, me rezultat 2:1. Kapiteni Sami Geci shënoi dygolësh në këtë ndeshje në minutën e 36-të dhe 89-të (nga penalltia), kurse golin e vetëm për vushtrriasit e realizoi Daut Maxhuni (81′)./FFK

Raiffeisen Superliga – Java 19 
Ferronikeli – Llapi 1:0
Përparim Livoreka 16′

Drita – Prishtina 1:0
Xhevdet Shabani 87′

Drenica – Vushtrria 2:1
Sami Geci 36′, 89′-pen – Daut Maxhuni 81′

Liga e Parë
KEK-u – Vëllaznimi 2:0
Kosova (P) – Fushë Kosova 1:2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.