Shkëputet Kastrioti. Një pukjan mposht Tërbunin

0
SHPËRNDAJE

U luajt edhe ndeshja e fundit e javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Kastrioti kryesues i grupit A priste Tërbunin e Pukës, që kishte udhëtuar drejt Krujës për të marrë pikë, pasi synon të renditet në pesëshen e parë.

Në fund nuk ia ka arritur dot qëllimit, edhe pse në 45 minutat e para ekipi i drejtuar nga Kreshnik Krepi ka rezistuar dhe nuk ka pësuar, duke u mbyllur kështu 0-0 pjesa e parë.

Kastrioti kërkon me ngulm fitoren për të shfrytëzuar edhe ndalimin e Egnatias së vendit të dytë një ditë më parë. Goli ka vonuar, por ka ardhur në minutën e 78-të.

Sulmuesi Taulant Marku i ka dhënuar skuadrës së tij të vendlindjes dhe ka kaluar në avantazh Kastriotin, që vijon marshimin në krye të grupit A.

Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, duke e çuar në shtatë pikë diferencën me rrogozhinasit që i ndjekin krutanët në klasifikim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU