Shkodra dhe Taku kërkohen nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
loading...

Donjet Shkodra dhe Afrim Taku bëjnë pjesë në planet e merkatos së Skënderbeut të sezonit të ri, lojtarë të cilët lakohen edhe te Partizani. Skënderbeu ishte një nga rivalët kryesor të Partizanit në kampionat, por dueli mes dy klubeve pritet të jetë i nxehtë edhe në merkato.

Burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, dy nga lojtarët që synojnë të kuqtë, Shkodra dhe Taku, bëjnë pjesë edhe në planet e skuadrës korçare. Futbollistët e mësipërm njihen mirë dhe pëlqehen nga trajneri Ilir Daja, i cili kërkon që t’i ketë nën urdhrat e tij te bardhekuqtë.

Trajneri Daja mësohet se e ka takuar mesfushorin Taku edhe pas finales së Kupës së Shqipërisë, duke i shprehur dëshirën për ta pasur në ekip, por edhe për të pyetur për situatën e tij, ndërsa për mesfushorin tjetër, kosovarin Shkodra, presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, tha se ai është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut, teksa theksoi se palët kanë rënë dakord për të qenë zyrtarisht lojtar i skuadrës korçare dhe se shumë shpejt pritet të ketë edhe afrime të tjera në ekip.

Të dy ekipet, si Partizani dhe Skënderbeu, marrin pjesë në Kupat e Europës dhe mbetet për të parë se oferta dhe projekti i cilës do të dalë triumfues tashmë për mesfushorin Taku, pasi për kosovarin e Flamurtarit Shkodra, është e kryer se do të firmosë te Skënderbeu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU