Shkodra: I lumtur që fituam, pasi na duheshin pikët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Flamurtari-Korabi, nga SuperSport. Kosovari, në prononcimin për emisionin “Gol Pas Goli” pas përfundimit të takimit, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se është shumë i lumtur që fituan, pasi theksoi se iu duheshin pikët.

“Jam i kënaqur për tri pikët që morrëm në fushën tonë. Shpresoj ta ndihmoj ekipin e Flamurtarit deri në fund, pasi kalendari do të jetë i vështirë. Kisha pësuar një dëmtim dhe tashmë jam rikuperuar.

Goli ndaj Korabit? Goli është gol, por është mëse normale që kur shënon ndaj një kundërshtari paksa më të fort, është normale që kënaqësia është më e madhe.

Megjithatë është kënaqësi të shënosh dhe të ndihmosh skuadrën vlonjate”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.