Shkodra: Në momentin e golit nuk mendova shumë dhe thjesht bëra gjuajtjen

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra, në prononcimin pas ndeshjes për SuperSport, u shpreh se nuk e mendoi çfarë do bënte kur ekzekutoi goditjen e dënimit, por thjesht gjuajti dhe për fatin e tij të mirë topi shkoi në rrjetë. Ai pranoi se me këtë fitore vlonjatët hodhën një hap të sigurt për mbijetesën.

“Nuk di çfarë të them, mendoj që kjo është gjë e lojës. Në ato momente nuk mendon shumë dhe thjesht e bën gjuajtjen, po hyri mirë, ndryshe nuk ke patur fat.”

“Të dyja ndeshjet ishin të rëndësishme për ne si ajo ndaj Luftëtarit në Gjirokastër dhe kjo sot ndaj Tiranës në këtë periudhë sepse e kemi të detyruar të marrim pikë dhe të dyja kanë vlerë shumë të mirë.”

“Mendoj se me këtë fitore kemi bërë një hap të madh për mbijetesën dhe ndeshjet që do të vijnë mund t’i marrim me më shumë qetësi. Nëse humbnim sot ose barazonim, do e futnim veten në vështirësi”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU