Shkodra për minuta90.com: I lumtur që ndodhem te Skënderbeu, premtoj që do të jap 100% nga vetja ime

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Para pak ditësh, mesfushori Donjet Shkodra firmosi kontratën 2-vjeçare me drejtuesit e klubit të Skënderbeut duke u bërë zyrtarisht afrimi i parë i klubit korçar në merkaton verore.

Në një prononcim për minuta90.com, Shkodra u shpreh i lumtur për këtë transferim dhe iu premtoi tifozëve maksimumin për arritjen e objektivave.

“Jam i lumtur që jam tek ekipi më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri. Jam gati të jap 100% për këtë ekip.

Personalisht shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin të arrijë objektivat dhe t’i gëzoj tifozët. I premtoj korçarët që do të jap maksimumin tim për fanellën bardhekuqe në mënyrë që të arrijmë objektivat e viteve të fundit të Skënderbeut”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i ri i Skënderbeut, Donjet Shkodra. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.