Shkodranët: “Bobi” të pyesi Skënderbeun për bukën

0
SHPËRNDAJE

Në mediat sportive qarkullon lajmi për një ankesë të trajnerit Sulejman Starova, i cili ka shprehur pakënaqësin e tij lidhur me qytetin ku do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Sic dihet kjo sfidë do të zhvillohet në qytetin e Pukës, në stadiumin “Ismail Xhemali”, aty ku Skënderbeu i Korcës ka fituar dy takime rradhazi ndaj Vllaznisë dhe dje ndaj Tërbunit. Sipas Starovës në Pukë s’ka hotel për të qendruar skuadra dhe si pasojë ata kanë kaluar natën në Shëngjin. Ndërkohë që sipas tij në Pukë duhet të marrësh bukë me vete.partizani1

Këto deklarata si kanë pëlqyer aspak shkodranëve. Dhe kanë qenë pikërisht fansët kuqeblu që në rrjetetet sociale ironizojnë: “Po Skënderbeu paska marrë cadra kampingu me vete? Si ia bëri se brenda një javë mori dy fitore në Pukë ndaj nesh dhe Tërbunit. Kështu që Starova mbase ka frikë nga ndeshja dhe bënë këto përcaktime përpara saj.”ShkodraCity-CalcioVllaznia

Gjithsesi, për tu rikthyer tek ndeshja, është një sfidë tepër delicate, pasi Partizani kërkon fitore për të rivalizuar me Skënderbeun, ndërkohë që Vllaznisë në zero pikë kërkon ta bëjë sefte. Për sfidën e kaluar ndaj Skënderbeut, trajneri Zmijani theksoj se viroza dhe dëmtime kanë krijuar probleme në grupin e lojtarëve të tij. Tashmë gjërat janë përmirësuar dhe pritet me padurim fitorja ndaj të kuqve. Një mision aspak i lehtë duke parë forcën e kundërshtarit. Partizani nga ana e tij e ka të gjithë arsenalin në dispozicion të teknikut Sulejman Starova dhe pritet që të kërkoj fitoren nga minuta e parë.

 

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, haxhaj, Cicmil, Marku, Krymi, Haxhibuliç, Ahmeti, Bardulla, Shtubina, Çinari.

Trajner: L.Zmijani

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Tafili, Mazrekaj, Trashi, Plaku, Sukaj.

Trajner: S.Starova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.