Shkodranët kontestojnë listën e Jupit

0
SHPËRNDAJE

Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21
Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21

Shqipëria U21/ Pasi trajneri Kombëtares U21, Redi Jupi shpalli listën e lojtarëve që kishte grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës solli reagimin e ashpër të shumë tifozave shkodranë. Në rrjetet sociale ato kanë kritikuar shumë zgjedhjet e bëra nga ky trajnere duke qenë të irrituar për faktin se përse nuk ishin grumbulluar në këtë ekip dy prej lojtarëve të Vllaznisë, përkatësisht Ardit Krymi dhe Arlind Kalaj. Edhe pse tek Shqipëria U21 janë të grumbulluar Alen Sherri dhe Esin Hakaj, sërish kjo gjë nuk e ka zbutur inatin e tyre.

Amir Rrahmani, Endri Çekiçi, Eros Grezda dhe Herdi Prenga, lojtarë të grumbulluar nga Redi Jupi
Amir Rrahmani, Endri Çekiçi, Eros Grezda dhe Herdi Prenga, lojtarë të grumbulluar nga Redi Jupi

Ndoshta me të drejtë apo jo, tifozët kuqeblu vazhdojnë të kundërshtojnë trajnerin Jupi, por këtë rradhë numri 1 i shpresave kuqezi ka argumentat në krahun e tij. Për ndeshjet me Greqinë dhe Hungarinë në “Elbasan Arena” janë grumbulluar shumë lojtarë që aktivizohen në disa kampionate elitare, madje duke qenë deçizivë për skuadrat e tyre. Këtu fusim Eros Grezdën, Amir Rrahmanin, Herdi Prengën, Endri Çekici dhe Milot Radhica apo edhe shumë të tjerë më rradhë që për nga niveli i treguar këtë sezon janë padyshim më lartë se lojtarët e Superiores. Të gjithë këta lojtarë të përmendur janë kandidatë për ekipin Kombëtar A, ndaj për këtë rast duket se Jupi ka të drejtë në vendimet e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.