Shkuan për azil, por tani dy vëllezërit janë pran firmës me Bielefeld

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Historia e një djali të ri nga Shqipëria po bën bujë në mediat gjermane. Djaloshi 18 vjeçar, Elidon Bilali, u largua drejt Gjermanisë sëbashku me të vëllain e tij 15 vjeçar si azilkërkues, por tashmë ata janë pranë firmës në futbollin profesionist me ekipin e njohur gjerman Arminia Bielefeld, ku më parë është aktivizuar edhe lojtari i Kombëtares kuqezi, Fatmir Vata. Talenti i të dy lojtarëve ka bërë që trajneri dhe drejtuesit e ekipin gjerman t’i ofrojnë atyre një kontratë si profesionistë.
image
Të detyruar të largohen për një jetë më të mirë jashtë vendit pas humbjes së prindërve, duket i ka hecur mbarë dy shqiptarëve, që tashmë mund t’a shohin veten në futbollin profesionist gjerman. Një histori sa e bukur por edhe prekëse kjo e dy djelmoshave nga Shqipëria, që ashtu siç ndodh rëndom në vëndin tonë nuk janë pikasur nga asnjë trajner apo zbulues talentesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.