Shkumbini “peshë e lehtë” për Bylis

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Bylis ka mposhtur pa shumë probleme ekipin e Shkumbinit në miqësoren e rradhës. Ndeshja e zhvilluar në Peqin përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të ekipit të drejtuar nga Agim Canaj që ishte dukshëm më lartë se kundërshtarët. Takimi u dominua krejtësisht nga ekipi ballshiot që nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren. Golat për Bylis u shënuan nga Pepa, Hodha dhe Papa, ndërkohë që për ekipin peqinas goli u shënua nga mbrojtësi Xhyra. Kjo ishte edhe miqësorja e fundit për ballshiotët, që tashmë duken gati për fillimin e sezonit të ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.