Shkupi i merr barazimin Vardarit, humb thellë Renova (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FC Shkupi e ka nisur mbarë sezonin e ri duke barazuar me ekipin e fortë të Vardarit në fushën e këtyre të fundit, pikërisht në stadiumin Arena “Filipi i Dytë”. Lojtarët e ekipit shqiptar që dikur njihej me emrin Slloga Jugomagnat, luajtën fort dhe me zemër duke merituar barazimin në minutat e fundit të ndeshjes me golin e Florent Osmanit ndërsa më parë kishte shënuar për Shkupin edhe i mirënjohuri Ardian Nuhiu. Duhet përmendur që njëri nga dy golat e Vardarit erdhi nga një penallti shumë e dyshimtë e akorduar në favor të vendasve.

Krejt tjetër ka qenë debutimi i Renovës në ndeshjen e humbur me rezultatin 4-0 si udhëtuese ndaj Turnovos. Për fat të keq protagonist i fitores së Turnovos ka qenë shqiptari Demir Imeri me një dygolësh ndërsa po dy gola realizoi edhe Pandev duke vulosur një humbje të thellë prej së cilës ekipit shqiptar i lind nevoja të mësojë e të korrigjohet në ndeshjet e ardhshme.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.