Shokon Totti, mendon largimin

0
SHPËRNDAJE

Francesco Totti
Francesco Totti

Serie A/ Francesco Totti nuk po kalon aspak një periudhë të qetë tek skuadra e Romës. Kapiteni legjendar i verdhekuqve duket se po mendon largimin nga kjo skuadër pas një karriere mjaft të gjatë ku ai i është përkushtuar përgjatë gjithë jetës ngjyrave verdhekuqe. Fjalët e thëna nga James Pallota për ofertën që i kishte bërë Tottit për t’u bërë drejtues e kanë nevrikosur kapitenin roman. Ja çfarë tha presidenti i Romës: “Doja që ai të tërhiqet për të filluar të merret me punët e menaxhimit, por ai refuzoi. Trupi i tij nuk i përgjigjet më asaj që i thotë mendja”. Duket se kanë qenë këto fjalët që kanë bërë Tottin të mendojë largimin drejt MLS amerikane, ku kjo gjë mbetet si opsion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.