Shoqëria civile kundër stadiumit “Qemal Stafa”, plas gallata në facebook

0
SHPËRNDAJE
Loading...

qtu

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në prezantimin e projektit të stadiumit të ri në Tiranë, aty ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”.

Disa orë pas prezantimit, Rama ka publikuar edhe videon e projektit të rrjetete sociale.

“Shiheni për të pasur një ide sesi do të jetë Arena Kombëtare e Tiranës, por kijeni parasysh se çka do të shihni në realitet pas 24 muajsh do të jetë edhe më e jashtëzakonshme…”, – shkruante kryeministri.

Por ndërkohë nuk kanë munguar edhe kritikat e ashpra ndaj projektit.

Nisma thurje e quan një këtë projekt “E gjitha me koncesion per ‘interesin’ tone me te mire…” dhe në një foto krahausese të paraqitur prej saj tregon një impant që sipas saj është një stadium, dhe projektin e ri të stadiumit në Tiranë që e quan “një qendër tregtare”.

Në projektin e stadiumit dallohet edhe një kulla e lartë e një pallati që me sa duket do të ndërtohet mbi stadium.

Aktivisti Besjan Pesha ka ironizuar duke shkruar ne Fb: “Wow Edi!! Aty ku sot eshte stadiumi do u ngrika nje qender e madhe tregtare, me nje stadium te vogel brenda…Mrekulli!!!”.

Nje qytetar i ve ne dukje ne komentin e tij: “Nje stadium i projektuar me 15.000 vende kur Tirana kishte me pak se 70.000 banore. U shtua dhe u be 19.800 kur kishte me pak se 130.000. Tani qe ka gati 1 milion do kete 22.000 vende… Bravo! Rrofte kulla me 30 kate!”.
“Qendra tregtare eshte projektuar per 500.000 kliente ama…”, – ja kthen Pesha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.