Shorti i Champions League-s, Marca shkruan: hakmarrje e Atletikos apo supremaci e Realit?

0
SHPËRNDAJE


Atletiko është dëshpërimisht në kërkim të trofeut të parë në Champions League, por është Reali, skuadra tjetër e kryeqytetit madrilen, që i ka prerë tre herë rrugën në tre sezonet e fundit.

Real i Madridit – Atletiko e Madridit është njëra prej gjysmëfinaleve të këtij sezoni; një verdikt i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës.

E përditshmja sportive spanjolle Marca i kushton një material të tërë derbit të përsëritur madrilen në Champions League, nën titullin kuptimplotë: “Përfundimet e mundshme të gjysmëfinales së Champions League-s, hakmarrje e Atletikos ose supremaci e Realit.”

“Fati i ka dhënë përsëri mundësinë Atletikos së Madridit t’i eliminojë nga aktiviteti rivalët e qytetit dhe kampionët në fuqi të Realit të Madridit,” shkruan Marca.

“Me gjithë formën mbresëlënëse në vitet e fundit nën Diego Simeone-n, kjo është një detyrë e dëshmuar gjithmonë e tepërt për ta, me Atletikon të eliminuar nga Reali në tre sezone të njëpasnjëshme, duke humbur në finalet e 2014-s dhe 2016-s, e në çerekfinalet e 2015-s,” vijon analizën i njëjti medium.

“Dominimi i veprimtarisë nga qyteti i Madridit do të garantohet gjithsesi; ai do të ketë një përfaqësues në Uells më 3 qershor. Reali do të kërkojë titullin e 12-të në atë rast, ndërsa Atletiko është e dëshiruar për të parën fitore të Champions League-s,” përfundon analiza e shkurtër e Marca-s.

Monako – Juventus është gjysmëfinalja tjetër e Champions League-s.

Ndeshjet e para luhen më 2 e 3 maj, e ato të kthimit më 9 dhe 10 të të njëjtit muaj.

Në Europa League, shorti do të vinte karshi në gjysmëfinale Ajaksin me Olimpikun e Lionit, dhe Selta Vigon me Mançester Junajtedin.

Dy janë datat për zhvillimin e këtyre dy gjysmëfinaleve, 4 dhe 11 maj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU