Shorti i Ligës së Kampioneve/ Ndeshje ferri për spanjollet, ja përballjet e 1/8-ve

0
SHPËRNDAJE

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve. Goglat kanë rezervuar dy përballje ferri për skuadrat spanjolle. Real Madrid – PSG dhe Barcelona – Çelsi janë sfidat që pritet të dhurojnë shumë emocione. Me fat Mançester Siti, Bajerni dhe Mançester Junajtid të cilët do të ndeshen me kundërshtarë relativisht të lehtë. Një takim mjaft interesant pritet të jetë dhe ai mes Juventusit dhe anglezëve të Totenhem. Ndeshjet e para do te luhen ne datat 13, 14 dhe 20, 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit ne 6, 7 dhe 13, 14 mars 2018.

SHORTI- PERBALLJET E 1/8-VE

Juventus-Totenhem

Bazel-Mançester Siti

Porto- Liverpul

Sevilja- Mançester Junajtid

Real Madrid – PSG

Shakhtar – Roma

Çelsi – Barcelona

Bajern Mynih – Beshiktash

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.