Shorti, ja kundërshtarët e kombëtares kuq e zi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futsallë / Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka mësuar kundërshtarët për fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2018.

Në ndeshjen preliminare Shqipëria doli e para në Grupin D. Kurse në fazën tjetër kualifikuese ajo është renditur në grupin e dytë, së bashku me Azerbajxhanin, Hungarinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Kjo fazë e kualifikimit do të zhvillohet më 3-12 prill, dhe grupet janë si më poshtë:

Grupi 1: Itali, Holandë, Bjellorusi (vendas), Gjeorgji.

Grupi 2: Azerbajxhani (vendas), Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria.

Grupi 3: Ukriaina (vendas), Kroacia, Belgjika, dhe Mali i Zi.

Grupi 4: Portugalia, Rumania (vendas), Finlanda, dhe Letonia.

Grupi 5: Spanja (kampion), Serbia, Polonia (vendas), dhe Moldavia.

Grupi 6: Kazakistani, Republika Çeke, Maqedonia, dhe Danimarka.

Grupi i 7: Rusia, Slovakia, Turqia (vendas), dhe Franca.

Liderët e grupeve do të kualifikohen direkt për në Evropianin që do të mbahet në Slloveni.
Kurse vendet e dyta nga shtatë grupet, dhe vendi i tretë më i mirë do të luajnë në “play-off” më 10-13 dhe 24-27 shtator 2017.

Katër fituesit pas dy ndeshjeve do të kualifikohen për Evropian.

Kampionati Evropian do të mbahet më 30 janar deri më 10 shkurt 2018 në Lubjanë, Slloveni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.