Shorti / Kukësi mund të përballet me Qarabakun e Ansi Agollit

0
SHPËRNDAJE

Champions League / Nëse kalon Sherifin e Tiraspolit, Kukësi do të përballet me skuadrën e Ansi Agollit në turin e tretë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

Ndërkaq, Legia e Armando Sadikut do të ndeshet në turin e ardhshëm me FC Astanan e Kazakistanit, që thuajse është kualifikuar, ashtu si Legia.

E pafat Nica e Mario Balotelit, që do të përballet me Ajaksin. Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit do të ndeshet me Klub Bryzhin, rival shumë i vështirë.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 25/26 korrik dhe të kthimit në 1/2 gusht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.