ShowBiz / Pas votimit Gani De Biazi sheh voljeboll me fanset

0
SHPËRNDAJE


Gani De Biazi do të mbetet padyshim një nga trajnerët e huaj me popullaritetin më të madh në vendin tonë.

Pavarësisht paraqitjes së dorëheqjes ai herë pas here është rikthyer në vendin tonë edhe për intervista, madje të dielën edhe për të votuar.

Pas kësaj ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një orë në darkë në “Parkun Olimpik” të Tiranës, duke ndjekur aty ndeshjen e Kombëtares shqiptare të volejbollit ndaj Maqedonisë, në kualifikueset e Ligës së Europës.

Por De Biazi duket se nuk është argëtuar vetëm duke parë ndeshjen e volejbollit. Trajneri është treguar mjaft miqësor me të gjithë tifozët të cilët e përshëndetnin dhe kërkonin të shkëmbenin disa batuta me të.

Ai ka shkëmbyer gjatë biseda edhe me një grup sportistesh të cilat kishin ardhur për të ndjekur takimin, duke dëgjuar me mjaft interes shpjegimet për ndeshjen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.