Shpallet në kërkim presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Shpallet në kërkim presidenti i ekipit të futbollit Besa, Shpëtim (Nexhat) Bizhdili, pas padisë së dy qytetarëve të cilët e akuzojnë për mashtrim. Të dëmtuarit kallëzuan në Policinë e Kavajës Bizhdilin, pasi zbuluan se i kishte shitur dy apartamente, të cilat u’a kishte shitur më herët personave të tjerë.
image
Shpëtim Bizhdili i njohur ndryshe me emrin Nexhat, dyshohet se ka shitur dy herë apartamentet në fshatin turistik Shpëtimtari, në Golem. Presidenti i klubit Besa është shpallur në kërkim pas kallëzimit në polici nga dy shtetasit, të cilët kuptuan mashtrimin pasi u përballën me pronarët e tjerë të apartamenteve, që kishin blerë nga Bizhdili.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.