Shpërthejnë te Partizani: Policia dhe Jorgji të paguajnë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14939361_570218166505917_6772234698250996914_o

Thyerja e stolave në stadiumin “Elbasan Arena’ ka nxjerrë në pah një tjetër problematikë, teksa drejtori i stadiumit i ka komunikuar federatës se i duhet faturuar klubit të Partizanit fatura për 307 stola të thyer në ndeshjen me Skënderbeun.

Në krahun tjetër, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, me anë të një komunikate për shtyp, shprehet se janë thyer 120 stola.

Dy institucionet kanë dalë me shifra të ndryshme, ndërsa në klubin e kuq nuk janë dakord as për vlerën që duhet paguar për stol, 30 mijë lekë të vjetra.

Është sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Geri Burba, ai që është shprehur se nuk i shlyejnë stolat.

“Ne nuk e ndjejmë veten fajtorë, prandaj është mirë që Federata këtë faturë t’ia kalojë policisë dhe arbitrit Enea Jorgji, që janë shkaktarët e incidentit në stadium”,-theksonte sekretari i përgjithsëm i Partizanit, Geri Burba. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.