“Shpërthen” Bekim Balaj, dopietë në miqësore për Terek Grozny

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pas disa ndeshjeve pa gol, “shpërthen” Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran duket se ka rigjetur formën e tij të zakonshme, teksa ditën e sotme ka qenë protagonist në miqësoren që Terek Grozny i shqiptarëve fitoi me ekipin e Brno me shifrat 3-1.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare arriti të shënojë dy gola në këtë përballje duke treguar se është rikthyer të jetë i frikshëm në sulm. Balaj e nisi si titullar këtë përballje, dhe teska ndeshja ishte fiksuar me shifrat 1-1 shkodrani bën diferencën.

Në minutën e 50′ Balaj shënoin golin e dytë për Terekun dhe të parin personal në këtë sfidë. Ndërkohë në minutën e 62′, “bomberi” kuqezi shënon edhe golin e tretë për ekipin e tij, duke kompletuar kështu edhe dopietën personale për të treguar që është në formë para nisjes së kampionatit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.