Shpërthen Belgjika, 3 gola për 3 pikët e para

0
SHPËRNDAJE

imageEuro 2016/ Pas një humbje shokuese ndaj Italisë në ndeshjen e parë të Europianit, Belgjika ka arritur të gjejë edhe fitoren e parë në këtë kompeticion. Skuadra e Ëilmots ka shkarkuar të gjitha bateritë ndaj Irlandës duke e shkatërruar me rezultatin 3-0 pas një lojë të dominuar thuajse totalisht prej tyre.

U duk se do të ishte një tjetët përballje e vështirë për belgët pasi pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, por në të dytën gjërat ndryshuan totalisht. Romelu Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 49′ pas një asist të De Bruyne.

imageNdërkohë vetëm 12′ minuta më pas, pikërisht në të 61′-ën Axel Witsel dyfishoi rezultatin duke i dërguar shifrat në 2-0, teksa për të vulosur përfundimisht takimin mendoi sërish Lukaku që pas një asist të Hazard në minutën e 70′ shënoi golin e tretë dhe final të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Belgjika ngjitet e dyta pas Italisë më 3 pikë, ndërkohë Irlanda dhe Suedia kanë nga 1 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.