Shpërthen Gjici ndaj lojtarëve: Haram korrektësia ime ndaj tyre me paga dhe premio

0
SHPËRNDAJE

Safet Gjici është një personazh mjaft interesant, sepse shpesh lëshon deklarata të forta dhe të sinqerta, që krijojnë lajm, jo thjesht diplomaci momenti, për të kaluar radhën.

Presidenti i Kukësit ka folur për Supersport mbrëmjen e djeshme dhe përveç faktit që konfirmoi sërish trajnerin Mlladen Milinkoviç, një lajm i konsumuar tashmë, ai foli edhe për merkaton dhe ka vendosur gishtin mbi menaxherin Naim Halili dhe trajnerin: “Merkatoja e verës është e dështuar dhe për këtë përgjegjësitë janë të menaxherit të klubit, por edhe trajneri ka përgjegjësitë e veta. Afruam edhe një shkatërrues nga Mali i Zi, i cili pas 2-3 ndeshjeve të mira ra në lojë”.

Gjici foli për humbjen ndaj Lushnjës: “Është e pahijshme për ne, fjala turp është pak humbjen me Lushnjën. E nënvlerësuam, por kampionati është shumë i fortë, skuadrat janë aty-aty. U bë një ekip për titullin kampion në verë, por disa lojtarë u dëmtuam, siç janë Hallaçi, Shameti e Musolli, boshti i skuadrës. Me një ndërhyrje të mirë në janar, them se do të bëjmë një ekip të mirë.

I besoj Milinkoviçit, sepse është trajner korrekt dhe i ndershëm. Nuk mashtron, nuk justifikohet. I kam dhënë shanse, edhe pse 3 herë ka kërkuar dorëheqjen. Nuk e shkarkoj, nuk është ai fajtor, por merkatoja e verës. Nuk heqim dorë nga titulli kampion, sepse do të gabojnë edhe kundërshtarët tanë. Edhe Partizani ishte shumë poshtë me pikë, por po afrohet.

Një mesazh edhe për lojtarët: “Duhen shkundur. Nëse nuk i thërrasin mendjes, atëherë haram korrektësia ime ndaj tyre, pagat dhe premiot”.

Gjici

S'KA KOMENTE

Comments are closed.