Shpërthen Gjici në “Ora Skaner”: Do kërkojmë 500 mijë euro për Allën. Gjoka pranë konfirmimit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / I ftuar në emisionin “Ora Skaner”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka folur për shumë çështje, mes të tjerave edhe për të ardhmen e trajnerit Gjoka.

Ai nuk përjashton lëvizje në pankinë në rast eliminimi nga Championsi: “Trajneri Gjoka ka mbyllur një sezon të shkëlqyer, me fitimin e Superkupës dhe kampionatit që nuk është pak. Këto janë teste shumë të mëdha në Champions. Nëse e kalon turin e parë, pa diskutim që trajneri e ka të blinduar stolin. E ardhmja e tij varet dhe nuk varet nga ndeshjet, pasi Gjoka i ka dhënë provat. Nëse do të mirëkuptohemi për anën financiare për edicionin e ardhshëm, do të rrijë. Kam biseduar paraprakisht dhe kemi arritur akordin në parim që do të vazhdojë. Ai duhet të luftojë fort që të kalojmë këtë tur. I kam plotësuar disa kërkesa, tani topin e ka trajneri Gjoka me ekipin”.

Një tjetër temë për të cilën ai vetë ka folur për herë të parë, është ajo e Albi Allës: “Është gjobitur sepse nuk është paraqitur në stërvitje. Kur erdhi te Kukësi ishte i panjohur, kapi edhe Kombëtaren prej rezultateve të Kukësit. Ai do të ishte i lirë vetëm pas Europës në bazë të klauzolës, e cila e prishte marrëveshjen nëse nuk do të gjenim akord për kushtet financiare. E ka ‘marrë në qafë’ edhe klubin ku ka shkuar me atë që ka bërë. Një profesionist nuk i bën këto veprime. Do të kërkojmë 500 mijë euro në bazë të kontratës së tij, por edhe klubi do mbajë përgjegjësi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU