Shpërthen legjenda Kola: As Murinjo nuk e shpëton dot Tiranën

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Agustin Kola, ish-sulmuesi i Tiranës , i cili i ka drejtuar bardheblutë edhe në pankinë, ka dhënë një intervistë të gjatë në “Panorama Sport”, teksa shprehet se deklaratat e Josës pas ndeshjes me Kukësin nuk duheshin bërë.

“Nuk di të them nëse Tirana toleroi apo jo. Ama dëgjova pas ndeshjes trajnerin që tha se ekipi nuk luftoi dhe unë nuk e kuptoj si mund ta thotë diçka të tillë? Pse, kush tjetër do e bëje skuadrën të luftojë po nuk e bëri ai? Pse, çfarë është Mireli aty, president? Ai e sheh çfarë brumi ka në ekip… Si mund thotë trajneri që ekipi nuk luftoi? Nëse ai s’e fut në luftë, i bie që nuk është trajner, por punëtor fushe. Nuk ka pse të flasë të tilla gjëra, por të dalë dhe të thotë hapur që atë nivel ka në përbërje dhe kaq janë mundësitë”.

Para disa muajsh Kola u shpreh se Josa duhej të jepte dorëheqjen dhe pati replika në media, ndërkohë që Kola këtë herë thotë:

“Unë prandaj i kam thënë Mirelit të dorëhiqet, se e kam mik, por ai më bëri mua ‘armik’. Tani le të rrijë me ata miqtë që e duan shumë dhe që kur ikën e largojnë me shpulla. Unë gjithsesi e kam mik, e kam vëlla dhe prandaj flas. Ndërsa sot, edhe po të vijë një trajner tjetër, nuk ka çfarë të bëjë me Tiranën. As Murinjo dhe as më i miri nuk ka çfarë të bëjë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.